Lajme

Presidentja Osmani uron festën: Kurban Bajrami sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!

07/09/2022 08:20
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Kurban Bajrami të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet.

“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet”, ka shkruar Osmani.

“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati! Me fat Kurban Bajramin!”.