Lajme

Presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, ndryshe rrezikohemi nga varianti Delta!

08/11/2021 19:16
nga:M K

Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një shkrimi në facebook apelon të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse është rritur numri i të infektuarve me variantin Delta.

Andaj, ajo tha se vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.

Njoftimi i plotë:

Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës.

Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet.Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim.

Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.

Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë!Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi!Vaksinohuni!