Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish për situatën në veri, duke thënë se të gjithë jemi në krah të Policisë së Kosovës, në misionin fisnik të saj, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Osmani ka thënë se të gjithë bashkë kemi një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Postimi i saj i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!


