Lajme

Presidentja Osmani takon liderin e shumicës në Senat, Chuck Schumer

04/28/2022 21:15
nga:Astrit Gashi

Me anë të një statusi në Facebook, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me liderin e shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer.

Presidentja njoftoi se me Schumerin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar në kohën kur bashkimi i demokracive anekënd botës në betejën kundër autokracive po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.​

“E falënderova senatorin Schumer për kontributin e tij të deritashëm duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për Kosovën në këtë kohë sfiduese për kontinentin tonë”, shkroi Osmani.