Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP) në Parlamentin Evropian, Christian Sagartz.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Austrisë, zhvillimet në rajon dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Osmani po ashtu vlerësoi rolin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Nushi: Nëse rryma shtrenjtohet, numri i protestuesve do të dyfishohet


