Lajme

Presidentja Osmani takohet me Lajçakun në New York, biseduan për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

09/23/2022 00:12
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në New York me të derguarin special të
Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një cicërime në Twitter tha se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në New York u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.