Lajme

Presidentja Osmani sot takohet me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Sërbi, Miroslav Lajçak

09/17/2021 07:09
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në ora 10:10 do të ketë takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Për ta përcjell këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.

Kujtojmë se Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Konjufca: S’jam optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë arrihet pa u prekur Kushtetuta e Kosovës