Lajme

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Përkrahu Kosovën deri në frymën e fundit!

05/28/2022 16:21
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit shqiptar, Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!