Pas takimit me presidenten e Tanzanisë, Vjosa Osmani ka takuar edhe homologun nga Etiopia, Taye Atske Selassie.
Edhe ky takim u realizua gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt”, ka shkruar presidentja në llogarinë e saj në Facebook.


