Lajme

Presidentja Osmani shkon sot në Junik

05/23/2022 07:21
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton sot Junikun, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.

Më pas, Osmani do të takohet me homologun e saj nga Shqipëria Ilir Meta, me të cilin do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha (Junik, ora 12:50).

Poashtu, presidentja bashkë me Metën do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, Junik, ora 13:00.