Lajme

Presidentja Osmani priti ambasadorin e Gjermanisë, diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel

03/01/2023 16:41
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin u diskutua për zhvillimet në procesin e dialogut dhe situatën aktuale në vend.

Në takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.