Lajme

Presidentja Osmani pret sot në takim përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

07/18/2023 10:54
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet të takojë sot përfaqësuesit e OVL-UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së” tha Kupina për “Gazeta Blic”

Se do të mbahet një takim i tillë e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” edhe nga OVL-UÇK-ja.

Faton Klinaku nga kjo organizatë tha se takimi do të mabhet në ora 14:00.

Pas lënies jashtë të kësaj kategoria në ligjin per Pagën Minimale, dje nga OVL-UÇK kërkaun takim me presidenten Osmani.

Ndërkohë ditën e shtunë të njëjtit kanë mbajtur edhe një protestë në shesh.

/Gazeta Blic/

Ligji për pagën minimale nuk ka shkuar ende në presidencë për dekretim