Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu nesër pret në takimin ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Përmes një komunikatë për media të Zyrës së Presidentës u bë e ditur se ky takim fillon nga ora 15:00.
Dendias e ka vizituar Kosovën tri herë brenda tri viteve të fundit.
Kujtojmë se Dendias e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit gjithashtu nga presidentja Osmani.


