Lajme

Presidentja Osmani nderon Marieluise Beck për kontributin e saj ndaj Kosovës

10/24/2025 12:31
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pasur një mbrëmje të veçantë në Berlin, së bashku me mërgatën kosovare.

Gjatë ngjarjes, presidentja Osmani i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck, për siç thuhet, kontributin e saj të palëkundur dhe mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

“Znj. Beck është një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, theksoi Osmani, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj vendit dhe komunitetit kosovar në diasporë.