Lajme

Presidentja Osmani: Mbi 6000 shqiptarëve në Serbi ju mohua e drejta e votimit

3 vite më parë
nga:Q R

Përmes një postimi në Twitter, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shkruar se sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, ka shkruar mes tjerash presidentja Osmani.