Lajme

Presidentja Osmani mban nesër takim lamtumirës me Hovenierin, pastaj do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Presidentit Rugova

12/26/2024 20:10
nga:G C

Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky takim lamtumirës do të mbahet në Presidencë në orën 10:00.

Tutje bëhet e ditur se pas takimit, Osmani e Hovenier do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pas homazheve do të ketë deklarim për media.