Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës, pasi ai sot mori votat në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një konferencë për media, tha se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i jepet mandati të propozuarit të dytë dhe nëse ai nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Kushtetuta nuk thotë mund te emëroj, por thotë emëron Kandidatin tjetër në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emëroj mandatarin e dytë”, tha Osmani.


