Lajme

Presidentja Osmani i uron ditëlindjen e 96-të Mbretëreshes Elizabeth II

04/21/2022 13:53
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar ditëlindjen Mbretëreshës së Britanisë, britanike Elizabeth II, duke i uruar shëndet dhe lumturi. Mbretëresha britanike feston sot ditëlindjen e saj të 96-të.

“Gëzuar ditëlindjen e 96-të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth nga të gjithë ne nga Kosova. Ju dëshirojmë shëndet dhe lumturi”, ka shkruar Osmani në Twitter.