Lajme

Presidentja Osmani: Duartrokitja e ndërkombëtarëve për zgjedhjet më të mira në rajon, lajm i shkëlqyeshëm!

10/20/2021 17:35
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë shumë e lumtur me faktin se komisionet gjegjëse ndërkombëtare e kanë vlerësuar me notë të shkëlqyeshme organizimin e zgjedhjeve lokale.

Në konferencën për media, ku ndër të tjerash foli edhe për zgjedhjet lokale, tha se kjo duartrokitje e ndërkombëtarëve duke i cilësuar ato të 17 Tetorit si zgjedhjet më të mira në rajon, për ne, përbënë një lajm të shkëlqyeshëm, përcjell GazetaBlic.

“Vlerësimet e komisioneve ndërkombëtare lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale, duke i etiketuar ato si më të mirat në rajon, është një lajm i shkëlqyeshëm për ne”, ka thënë ndër të tjera Osmani para medieve.

Vjosa Osmani s’pajtohet me raportin e KE-së për Vetingun: Ai jo vetëm që është i rëndësishëm, por edhe i domosdoshëm

/GazetaBlic/