Lajme

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit, Ismail Kadare!

07/02/2024 10:46
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në cermoninë e varrimit të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina.

Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në moshën 88 vjeçare.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij qeveria ka vendosur shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik).

/Gazeta Blic/