Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi, ku është takuar më personalitete të ndryshme dhe të rëndësishme të botës.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se një nga takimet që ka pasur ajo, ka qenë edhe ai me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, për të cilin takim ajo tha se pati rastin të shkëmbej vlerësime rreth zhvillimeve të fundit.
E para e vendit ka bërë të ditur po ashtu se, është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.
Presidentja me këtë rast ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin turk, Mevlut Çavusoglu për mikpritjen e delegacionit të Kosovës.