Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj bjeshkatarëve kosovarë / shqiptarë në një nga malet e Zubin Potokut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka ftuar organet e rendit që të punojnë sa më shumë në zbardhje të rastit, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe njoftim i plotë i para pak çasteve.
Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.
LEXO EDHE:
Donika Kadaj për Gazeta Blic konfirmon se janë gjuajtur me armë nga disa serbë në veri të Mitrovicës
/GazetaBlic/