Lajme

Presidentja Osmani del në terren për t’i parë të bëmat e vërshimeve

01/20/2023 17:55
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani është kritikuar për mos dalje në terren pas gjendjes së shkaktuar në terren.

Para pak çastesh Osmani është parë në Komunën e Klinës, një tjetër qytet i prekur nga vërshimet.

Osmani ka refuzuar të deklarohet për media pas takimet që mbajti brenda komunës.

Ndërkohë, ka qenë Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, që i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës ata thanë se janë në kontakt me institucionet relevante që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

Ndërsa e kanë thumbuar Çitakun duke ja përmendur kufijtë e Kosovës.