Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet në takimin e liderëve ka ftuar edhe përfaqësuesit e dy subjekteve që nuk janë fare të certifikuara në KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit.
Donika Gërvalla Shwartz, nga Lista Guxo dhe Mimoza Kusari Lila, nga Alternativa po marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani edhe pse këtor dy subjekte nuk janë fare të certifikuara për zgjedhjet e 17 tetorit. Madje Lista Guxo nuk është fare e regjistruar as si subjekt në KQZ.
Siç shihet në foto të takimit, presidentja Osmani u ka bërë vend këtyre dy partnerëve të vegjël të koalicionit edhe pse nuk marrin pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale, ndërsa në emër të VV-së në këtë takim po merr pjesë kryetari Albin Kurti.
Më poshtë mund ta shihni dokumentin zyrtar të KQZ ku konfirmohet se as Lista Guxo e as Alternativa nuk janë të certifikuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.



