Lajme

Presidentja Osmani për aplikimin për anëtarësim në KE: Kosova është mishërim i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit

05/12/2022 17:12
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka thënë se Këshilli i Evropës ka tri vlera, mbi të cilat bazohet dhe ato janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

“Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, shkroi Osmani.