Lajme

Presidentja nga udhëtimet zyrtare, shkon në Gjilan te vendlindja e burrit

05/15/2022 13:44
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani, është kthyer në Kosovë, pas vizitave të njëpasnjëshme që i pati në shtete të botës.

Ajo  i ka publikuar dy story në Instagram, bashkë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshortin, Prindon Sadriu, derisa janë duke qëndruar në Gjilan, vendlindjen e zotëriut të parë.

Osmani i nisi udhëtimet nga Panamaja, më pas vazhdoi në Kosta Rika, Republikën Dominikane dhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.