Showtime

“Presidentja jonë…”, Dua Lipa poston një video të Vjosa Osmanit

09/15/2021 12:29
nga:G C

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka ripostuar një video të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron rreth 70 milionë ndjekës.

Ka qenë Osmania jo që e ka publikuar një video ku dëgjohet një këngë e Dua Lipës.

“Duke e nisur ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka qenë përshkrimi i Osmanit.

Këtë video, më pas e ka ripostuar Dua, e cila ka shkruar “Presidentja jonë e di se çfarë bëhet”.

Ndryshe, Dua duket se i ndjek aktivitetet e presidentes, meqenëse jo rrallëherë i shpërndan postimet e saj nëpër rrjete sociale.