Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka mandatuar Albin Kurtin si kryeministër për të formuar Qeverinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se i uron suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.
Ora e seancës nuk është caktuar ende.
Postimi i plotë:
Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!


