Lajme

“Presidentja, dera e vetme e mbetur për një komunikim normal të SHBA-së”

04/02/2024 22:42
nga:Y I

Opinionisti Rrahman Paçarizi, po vlerëson se presidentja, Vjosa Osmani, ka mbetur dera e vetme e komunikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çështjen e Kosovës.

”Dera e vetme që ka mbet, për një komunikim normal, është presidentja”, u shpreh Paçarizi, në Rubikon, referuar relacionit të brishtë që Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, kanë aktualisht me Amerikën.

Anise, ky përmend që nuk e di se si janë qëndrimet e partive opozitare dhe çfarë fuqie posedojnë në këtë aspekt.