Lajme

Presidenti Zelensky: Ukrainasit po tregojnë heroizëm të vërtetë

02/25/2022 11:13
nga:Y I

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky u është drejtuar qytetarëve përmes një video-adresimi.

Ai është shprehur se ukrainasit po tregojnë heroizëm të vërtetë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shprehu ngushëllimë për ushtarët dhe civilët e vrarë.

Ukraina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të marrin armët dhe të bashkohen në mbrojtjen e atdheut të tyre.