Lajme

Presidenti rus nis vizitën e parë zyrtare pas luftës në Ukrainë, takohet me presidentin e Taxhakistanit

06/29/2022 16:32
nga:Q R

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka takuar sot presidentin e Taxhakistanit, Emomali Rahmon.

Kjo është vizita e parë e Putinit pas nisjes së luftës në Ukrainë që nga 24 shkurti.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i Rahmon, Abdufattoh Sharifzoda, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi s’do të nënshkruhet asnjë marrëveshje, teksa shtoi se të gjitha takimet e Putinit do të zhvillohen ballë për ballë.

Në këtë takim, Sharifzoda, tha se u diskutuan lidhjet dypalëshe, zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe çështjet rajonale e globale, veçanërisht situatën në Afganistan.