Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bënë krenar një popull të tërë me arritjet e tyre në ‘Lojërat Olimpike Tokio 2020’.
Fillimisht Distria ia siguroj Kosovës medaljen e parë të artë në këto gara dhe rrugën e saj e pasoi edhe Nora Gjakova duke bërë kështu që vendi ynë të jetë midis vendeve më të suksesshme në këto gara, shkruan GazetaBlic Sport.
Arritjet e tyre bënë që edhe figura të tjera botërore vendet e të cilëve nuk e kanë njohur shtetin tonë, të befasohen me arritjet e xhudisteve nga Kosova.
Presidenti i federatës së xhudos evropiane i cili është me nacionalitet rus, Sergey Soloveychik, ka dërguar një letër emocionuese në drejtim të federatës së xhudos së Kosovës.
Ai ka thënë se medaljet e para të arta për xhudon evropiane i siguruan Distria dhe Nora dhe duke shtuar faktin se një vend i vogël si Kosova po arrin suksese të mëdha.
“Është nder dhe kënaqësi që përmes kësaj letre t’iu falenderoj ju “Federatën e Xhudos së Kosovës, si dhe të gjithë popullin e Kosovës për kampionet e reja olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Medalja e Distrias ishte medalja e parë për xhudon evropiane në këto lojëra, këto sportiste janë duke shkruar histori duke ndjekur hapat e Majlindës.
Distria dhe Nora do të mbesin një tjetër shembull i inspirimit për gjeneratat e reja, shpresoj të vazhdojn të arrijnë suksese të tjera në jetë! Dhe le të vazhdoj ekipi juaj i vogël të ëndërroj gjëra të mëdha”, ka shkruar Sergey.

/GazetaBlic Sport/


