“Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, tha presidenti polak në një fjalim në parlamentin ukrainas.
Andrzej Duda tha se “zërat shqetësues” po sugjeronin se Ukraina duhet t’i dorëzohej presidentit rus Putin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ai u tha ligjvënësve se ata zëra nuk duhet të merren parasysh, sepse dhënia e qoftë edhe një centimetër territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin, përcjell Gazeta Blic.

Duda gjithashtu thuhet se theksoi se Polonia mbështeti Ukrainën në përpjekjen e saj për të fituar anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, një çështje për të cilën vendet e BE-së nuk kanë arritur konsensus.
Ai ishte lideri i parë i huaj që mbajti fjalim personalisht në parlamentin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.
Fotot e postuara në Twitter nga zyra e Dudës treguan se ai mori duartrokitje në parlament dhe përqafoi Zelenskyn.
Polska zrobi wszystko co może, by pomóc Ukrainie stać się członkiem Unii Europejskiej.
Prezydent @AndrzejDuda w Radzie Najwyższej Ukrainy. pic.twitter.com/F8CFCM0cXn
— Kancelaria Prezydenta (@prezydentpl) May 22, 2022


