Lajme

Presidenti palestinez pranon dorëheqjen e kryeministrit

02/27/2024 21:42
nga:Sh R

Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh i ka paraqitur dorëheqjen presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Ky i fundit pritet të emërojë teknokratë në përputhje me kërkesat e SHBA-së për reforma të brendshme, shkruan Sky News.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një Autoritet Palestinez të rigjallëruar për të qeverisur Gazën e pasluftës përpara shtetësisë eventuale, një skenar i refuzuar nga Izraeli.