Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka dërguar një mesazh urimi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e tij, presidenti italian ka theksuar se Roma vazhdon të qëndrojë e palëkundur në përkrahje të rrugës së integrimit evropian të Prishtinës.


