Lajme

Presidenti Ilir Meta mban konferencë urgjente për media

01/14/2022 11:40
nga:Y I

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar konferencë për mediat sot në orën 12 e 30.

Në postimin e tij në Facebook Meta shkruan se konferenca do të mbahet në Presidencë dhe se është i hapur për çdo pyetje.

Ende nuk dihet nëse ai do të komentojë mbi ngjarjet e fundit politike në PD, pasi kjo është konferenca e parë e kreut të shtetit pas protestës së 8 janarit.

Po ashtu, më 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet edhe seanca për kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ilir Metës si President, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

Postimi i plotë:

Meta: Të dashur miq!

Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

I hapur për çdo pyetje!