Sporti

Presidenti i Villarreal ambicioz: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

04/22/2022 20:32
nga:E K

Villarreali është një nga surprizat e mëdha të këtij sezoni në Champions League duke arritur në gjysmëfinale pas 16 vitesh.

Pak ditë para përplasjes me Liverpool-in, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale, presidenti i nëndetëses së verdhë nuk e ka fshehur ambicien e tij për ta fituar kompeticionin më të madh në Evropë për klube, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në këtë klub duhet të mendojmë gjithmonë sa më lart. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, por tashmë jemi ndër më të mirët në Evropë. Pasi kemi arritur deri këtu qëllimi ynë është të fitojmë garën. Për këtë punojmë çdo ditë. A do të ndodhë? Nuk e dimë, por tani për tani do ta jetojmë këtë moment”, ka deklaruar ai për AS.

Kujtojmë se në vitin 2006, herën e parë kur arritën në këtë fazë, Villarreali u eliminua edhe nga një skuadër angleze. Në atë kohë, Arsenali kishte eliminuar Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 1-0.

/GazetaBlic Sport/