Për më tepër, z. Alejtin u shpreh, “Jam shumë i nderuar që, për tre ditët e ardhshme në SkySong, Qendrën e Inovacionit të Arizona State University, së bashku me 150 pjesëmarrës të ftuar, do të marr pjesë në samitin e parë 100 year EdTech Project Design. Në Samit po diskutohen skenarët 50 vjet në të ardhmen, nga e paparashikueshmja deri në të jashtëzakonshmen.”
Në kuadër të 100 Year EdTech Design Sumit, liderët e fushës së edukimit, drejtorët e programeve, stafi akademik dhe të tjerë do të hartojnë një udhëzues inovativ që do të ndihmojë ekspertët e edukimit në mbarë botën për brezat që do të vijnë. Aty do të trajtohen pyetje si, si do të duket bota pas 50 vjetësh, çfarë kushtesh duhet të krijojmë në të gjithë arsimin për fuqizimin e komunitetit, dhe çfarë roli duhet të luajë teknologjia. Grupi punues me temën për kurrikulën e inteligjencës artificiale do të fokusohet në zhvillimin e kurrikulës me një intelegjencë artificiale që shmangë paragjykimet kulturore dhe promovon diversitetin kulturor.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.
—