Sporti

Presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi reagon pas vendimit të FFK: Do të ankohemi, besojmë fuqishëm që do na rikthehen pikët

02/26/2024 16:45
nga:Lorik J

Skuadra e Ferizaj ka fituar ndeshjen  ndaj Ulpianës me rezultat zyrtar 3:0, pavarësisht se në fushën e lojës humbi 2:3.

Kjo ka ndodhur për shkak të aktivizimit të futbollistit, Enes Hajrullahu – i cili ka lejen speciale të leshuar nga mjekësia sportive, mirëpo të njejten nuk e ka vërtetuar në FFK, gjithmonë sipas institucionit më të lartë të futbollit.

Pas ankesës, Ferizaj ka fituar rastin në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Megjithatë, në lidhje me këtë KF Ulpiana do të bëjë ankesë dhe presin që pikët t’u kthehen atyre.

Presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi ka theksuar se nuk pajtohen me këtë vendim, sepse lojtari i tyre Enes Hajrullahu ka të gjitha të drejtat për t’u paraqitur.

“Nuk pajtohem me këtë vendim, sepse lojtari ynë Enis Hajrullahu është në gjendje të rregullt, ka kryer kontrollim mjekësor, ka marrë lejen në Prishtinë në qendrën mjekësore, është e habitshme sa shpejt mori vendim FFK, kur e di që i njejti i ka bërë kontrollat”, tha fillimisht Jeton Gashi për ‘GazetaBlic Sport’.

Gashi thotë se lojtari ka marrë edhe ID, poashtu potencon se ka pyetur delegatin dhe ai para dhe pas ndeshjes ia ka potencuar se lojtari ka të drejtë loje.

“Hera e parë që e kam dëgju që lojtari duhet të shkojë në FFK që të vërtetohet loja speciale, ky është një gabim teknik, kurse çështja çka është dashtë me i perfundu janë bërë, lojtari ka ID, e kam pyet delegatin (Burim Vrajolli) edhe para ndeshjes edhe një ditë pas ndeshjes, më ka thënë që lojtari ka drejtë loje.

“Ankesa pason, nesër do t’i drejtohem FFK-së. Ne besojmë fuqishëm të na kthehen pikët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport