Presidenti i Ukrainës ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani.
Gazsjellësi përfundoi shtatorin e kaluar, por nuk është ende në funksion, shkruan BBC.
Volodymyr Zelensky tha në një konferencë për shtyp se Rusia duhet të dënohet për njohjen e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore me “sanksione të menjëhershme”, duke përfshirë “ndalimin e plotë të Rrjedhës Veriore 2”.


