Presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin është rikthyer në akuzë kundër tre klubeve themeluese të Superligës Evropiane dhe ka shprehur dëshirën për të parë Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin jashtë Ligës së Kampionëve.
“Nuk më interesonte nëse ata largoheshin. Është ende interesante të shohësh se ato donin të krijonin një garë të re dhe, në të njëjtën kohë, duan të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, “filloi ai duke thënë në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, përcjell GazetaBlic Sport.
Ceferin tha se nuk i kupton ankesat e klubeve për pagat e larta të lojtarëve kur vetë menaxherët negociojnë kontratat. Dhe iu drejtua presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez: “Këta njerëz u përpoqën të vrisnin futbollin. Perez ankohet dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Superligë dhe pastaj përpiqet të nënshkruajë me Mbappe për 180 milionë euro”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


