Sporti

Presidenti i Tottenham: Kane është legjendë e klubit, mund të fitojë trofe edhe këtu

04/20/2023 17:58
nga:E K

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy adresoi thashethemet se Harry Kane mund të largohet në fund të sezonit në përpjekje për të fituar tituj dhe siguroi se sulmuesi anglez mund të fitojë trofe duke veshur fanellën e Spurs.

“Harry Kane mund të fitojë trofe në Tottenham, por të jesh legjendë është gjithashtu e rëndësishme. Fakti që ai është golashënuesi më i mirë i Tottenham do të thotë se ai po bën histori. Shpresoj që një ditë të jetë një statujë e Harry Kane në derën e stadiumit tonë”, theksoi zyrtari, përcjell GazetaBlic Sport.

29-vjeçari anglez, i cili është në ekipin londinez që nga viti 2011, ka shënuar 273 gola për Spurs, ka fituar shumë çmime individuale, është kapiten i Anglisë, por ende nuk ka fituar asnjë titull për klubin.