Lajme

Presidenti i Torinos i del në mbrojtje Asllanit

01/10/2026 09:03
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka folur së fundi në lidhje me merkaton e janarit, duke theksuar se me drejtorin sportiv Petrachi po bëhet një punë e mirë.

Ai u shpreh se në merkaton e dimrit synimi është për të bërë riparime dhe jo revolucion.

Kohët e fundit është folur shumë për një largim të mundshëm të Kristjan Asllanit, mesfushorit shqiptar që është huazuar nga Interi te Torino. Për këtë çështje sigurisht që nuk ka munguar komenti i presidentit Cairo, i cili i ka dalë në mbrojtje lojtarit shqiptar.

“Asllani ka bërë disa ndeshje të mira, është një djalë për së mbari. Ndonjëherë ndodh që një djalë i ri të hasë vështirësi”, – deklaroi numri 1 i Torinos për Asllanin, duke lënë të hapur edhe pistën e qëndrimit të mesfushorit.

Emri i Asllanit është përmendur shumë në këtë periudhë merkatoje si dëshirë e disa klubeve të Serie, por edhe në Spanjë apo Francë. Çdo gjë mund të ndodhë deri në fund të merkatos dimërore me lojtarin kuqezi. Trajneri Silvinjno në anën tjetër “lutet” që ai të luajë sa më shumë që marsi ta gjejë në formë sa më të mirë.