Sipas mediave sllovene, presidenti aktual i Sllovenisë, Borut Pahor, është i interesuar që pas skadimit të mandatit të marrë pozitën e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, funksion ky të cilin aktualisht e ushtron diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, ka raportuar gazeta sllovene, Delo, përcjellë Gazeta Blic.
Nç pyetjen e Delos në lidhje me këtë çështje, nga kabineti i Pahorit thanë se pas skadimit të mandatit, ai do të jetë në postin e ish-presidentit.
“Ai nuk po merret me atë se çfarë do të bëjë pas një viti, sepse do të ketë kohë të mjaftueshme për këtë, tani ai është plotësisht i përkushtuar në detyrat e tij, të cilat do t’i kryejë deri më 22 dhjetor”, kanë thënë nga zyra e Presidenti Pahor.


