Lajme

Presidenti i Shqipërisë pritet me ceremoni shtetërore

08/15/2022 10:03
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po pritet me ceremoni shtetërore.

Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Begaj do të zhvillojë më 15-16 gusht një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Vizita e parë e presidentit Begaj pas marrjes së detyrës, bëhet me ftesë të homologes së tij, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, krerët e partive opozitare, si dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari, varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, si dhe do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, takim me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.