Në një deklaratë të publikuar pak më parë, Rinat Akhmetov, Kryetari i Shakhtar Donetsk, konfirmoi shitjen e Mykhailo Mudryk te Chelsea dhe pohoi në të njëjtën kohë dëshirën e tij për të organizuar një ndeshje miqësore kundër Chelseat në Donbass Arena.
Dhe për të bërë të mundur këtë ëndërr, Akhmetov nisi projektin “Azovstal” që konsiston në ndihmën e ushtarëve që mbrojnë Mariupolin në luftën ndaj Rusisë, një qytet i vendosur në lindje të Ukrainës dhe i shënjestruar nga rusët nga ditët e para të konfliktit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka konfirmuar se do të dhurojë 25 milionë euro për të ndihmuar ushtarët dhe familjet në nevojë.
“Vendosa të filloj këtë projekt për të ndihmuar ushtarët e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të vrarë. Falë tyre, sakrificës dhe guximit të tyre për të frenuar armikun në muajt e parë të luftës, sot të gjithë ndjejmë pashmangshmërinë e fitores për ukrainasistët. Sot unë ndaj 1 miliard hryvnia (rreth 25.3 milion euro) për të ndihmuar ushtarët tanë, si dhe familjet e tyre. Ata do të adresojnë nevoja të ndryshme – nga trajtimi mjekësor deri te asistenca psikologjike, duke përfshirë zbatimin e kërkesave të synuara”, njoftoi ai.
/GazetaBlic Sport


