Sporti

Presidenti i Santos njofton rikthimin e Neymar

01/28/2025 18:23
nga:Mergim Rreci

Marcelo Teixeira, presidenti i Santos, konfirmoi rikthimin e Neymar në Vila Belmiro pas 12 vitesh që nga largimi për në Barcelonë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Duket sikur dje, koha kalon shumë shpejt. Ka ardhur koha për të ndërtuar historinë tonë të re. Kthehuni në shtëpinë tuaj, ne jemi krahëhapur”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton GazetaBlic Sport.

Duhet theksuar se Al Hilal ka njoftuar të hënën largimin e brazilianit. Sulmuesi kishte një kontratë me sauditët, deri në fund të sezonit, por arriti një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij.

Sulmuesi 32-vjeçar mbërriti në futbollin saudit në gusht të vitit 2023. Ai pësoi disa lëndime dhe i tha lamtumirë Al Hilalit me vetëm shtatë ndeshje të luajtura, një gol dhe dy asistime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARCELO TEIXEIRA (@marcelopteixeira)