Sporti

Presidenti i Sampdorias: Më arrestuan teksa isha duke punësuar trajnerin e ri të ekipit!

12/08/2021 13:50
nga:Lorik J

Direkt nga burgu, Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias ka treguar se si u arrestua.

Ferrero u arrestua nga Policia Financiare në Itali për shkak të disa mashtrimeve me para që nuk kishin të bëjnë me klubin italian, por me bizneset e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam mirë, edhe pse jam në burg. Dje u zemërova me financierët të cilët nuk më lejuan të më transferonin në shtëpinë time në Romë – pasi më rrjedhi gjak nga hunda, pata një rritje të presionit të gjakut”, ka thënë Ferrero për mediumet italiane (Secolo XIX).

“Isha këtu në Milano për të zgjedhur trajnerin e ri të Sampdorias, por në shtatë të mëngjesit erdhën të më arrestonin. Ata thonë se mund t’iu ikja! Është çmenduri, ku mund të shkoja? Po të doja, mund të humbisja gjurmët kur po xhiroja episodet e Beijing Express. Nuk më derguan në arrest shtepiak, sepse e ndjenin se nuk ishte një mase adekuate”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport