Lajme

Presidenti i ri/ Debatet në mbledhjen e grupit PD: Kur propozojmë ne, jemi të shitur, por kur ndodh e kundërta …

05/09/2022 16:16
nga:G B

Zbardhen debatet nga mbledhja e grupit parlamentar me dyer të mbyllura në PD.

Gazmend Bardhi mësohet të jetë shprehur se kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur, por kur ndodh e kundërta, Rithemelimi është opozitë e vërtetë.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë.

Sigurisht që deputetët do të marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputetë dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozon këshilli kombëtar.

Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika, atëherë pse do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë presidenti dinjitoz.

Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politikë, e pranojmë. Kriteret mund të diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë. Ne kemi menduar të jemi korrekt për t’i dhënë vendit president dinjitoz”, është shprehur Bardhi.