Sporti

Presidenti i PSG’së: Ne humbën, por unë jam shumë krenar, kemi bërë sezonin më të mirë në histori të klubit

07/14/2025 09:38
nga:Lorik J

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ka reaguar ndaj humbjes së skuadrës së tij në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat.

Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Urime Chelseat. Ata e merituan fitoren. Mund të jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë këtë sezon. Ne donim ta fitonim këtë Kupë Bote për Klube, por është e vështirë.

“Lojtarët dhanë gjithçka. Ata ishin të lodhur. Kemi bërë një sezon shumë të mirë, më të mirin në historinë e klubit. Jemi krenarë për lojtarët, për stafin. Kjo humbje na bën mirë, sepse duhet të jemi me këmbë në tokë.”

“Është e vërtetë që humbëm një finale, por unë jam krenar për skuadrën.”

PSG fitoi tripletën evropiane, përfshirë titullin e Ligës së Kampionëve, në atë që ishte një sezon i paharrueshëm 2024/25 për klubin.

/GazetaBlic Sport